Polici qarkullimit humb jetën (1 Shkurt 1999)


Polici qarkullimit humb jetën (1 Shkurt 1999)

13:05 01/02/1999

Ilir Beshiri, polici i Policisë Rrugore, ka humbur jetën në kthesën e Kamzës pas përplasjes tragjike të dy autoveturave. Nuk dihej nëse Beshiri po ikte apo po kthehej nga puna por mungesa e mjeteve të Ministrisë për levizjen e punonjësve të saj, e ka detyruar të lëvizë me një makinë të rastit. Për fat të keq makina ku ndodhej Beshiri është përplasur me një tjetër autoveturë.

Shkaku i aksidentit ishte se shoferi i makinës që u përplas me makinën ku ndodhej polici ishte i dehur. Nga shpejtësia e madhe që kishin dy makinat në momentin e përplasjes vdes në vend polici i rrugores Ilir Beshiri dhe shoferi i makinës ku ndodhej ai, Agim Muka.

Tre pasagjerët e tjerë janë plagosur por pa rrezik për jetën. Edhe shoferi i makinës tjetër është plagosur. Sot shoferi që ishte shkaktari i përplasjes ishte në bankën e të akuzuarve për të marrë masën e sigurisë, masë që e dërgoi atë në qelinë e burgut 313. Sot në varrimin e të riut Beshiri ndodheshin kolegë të tij të cilët janë pikërisht ata që luftojnë kundër aksidenteve./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme