Brokaj dhe Pollo për paktin e propozuar nga Sali Berisha (2 Shkurt 1999)


Brokaj dhe Pollo për paktin e propozuar nga Sali Berisha (2 Shkurt 1999)

08:54 02/02/1999

Flet anëtari i Partisë Socialiste, Sabit Brokaj dhe Nënkryetari i Partisë Demokratike, Genc Pollo për paktin e propozuar nga Sali Berisha.

Sabit Brokaj: “Pakti i Berishës nëse ai e ka seriozisht,mund të parashtrohet shumë mirë në Parlament dhe në institucione dhe të shtojë nëse ka për të shtuar ndonjë element. Por nga pozicioni që është, Berisha mund t’a ndihmojë rendin, gjykoj unë. Mjafton që atyre njerëzve me të cilët thoshte se mund të merrte Qeverinë tre herë në javë t’u thotë tashmë që ata të shpërbëhen, të hyjë në garë me gjithë partitë e tjera duke u bërë thirrje simpatizantëve të tyre, militantëve të dorëzojnë armët. Nuk vendoset rendi në tavolina partish. Rendi vendoset në shtet, ndaj ka një Ministri të Brendshme ka dhe struktura të Rendit.

Genc Pollo: Partia Demokratike ka bërë këtë propozim, ka marrë përgjigje pozitive përkrahëse ndaj këtij pakti nga të gjithë partitë e Opozitës dhe shpresojmë sinqerisht që një përgjigje e tillë të vijë dhe nga Partia Socialiste dhe nga partitë e tjera që bëjnë pjesë në koalicionin qeveritar. Unë do kisha dëshiruar që edhe z.Mejdani t’a kishte mbështetur pa rezerva këtë pakt dhe jo t’a lidhte me çeshtje të tjera që vlejnë. Janë çeshtje në vetvete por nuk duhen futur në një propozim konkret për një çeshtje emergjente thjesht ndoshta me qëllimin jo të mirë për t’a penguar atë dhe për t’a komplikuar atë.”/tvklan.al






Të ngjashme