Dy shqiptarë përfshihen në aksident në Greqi, një i vdekur
Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi.
Sipas mediave vendase, viktima po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një makinë. Automjeti që u përfshi në aksident, drejtohej nga një vajzë 21-vjeçare me origjinë shqiptare.
Në vendngjarje shkuan me urgjencë ekipet e emergjencës, për t’i dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit shqiptar. Për fat të keq, ky i fundit nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia greke po kryhen hetime për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. /tvklan.al