Ligji Hajdari (3 Shkurt 1999)
Pasi është parë nga ekspertët juridik të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, projektligji Hajdari i është rikthyer edhe një herë tryezës së Kryeministrit dhe selisë së demokratëve me vërejtjet dhe sugjerimet përkatëse. Ndërsa për dërgimin në Parlament të projektit, duket se pritet ardhja e Majkos nga Shtetet e Bashkuara. Për demokratët, konsideratat e europianëve nuk janë shumë të rëndësishme.
Sipas burimeve të partisë, kërkesën për t’a shqyrtuar projektligjin ia kanë bërë OSBE-së vetëm Qeveria dhe jo Partia Demokratike siç pretendohet nga Organizmi Europian. Impenjimi serioz i Qeverisë për zgjidhjen e çeshtjes Hajdari do t’i çonte deputetët e saj me pranë vendimit për kthim në Parlament./tvklan.al