Maratona e Këngës Popullore 2, Vlora (24 Janar 2003)
Maratona e Këngës Popullore do të shpalosë kulturën dhe traditën e qytetit të Vlorës. Këtë natë e hap një këngëtare e denjë e këngës popullore vlonjate. Ajo është Kleopatra Dokle. Këngëtarja e dytë e ftuar vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por me origjinë nga Durrësi. Me një këngë arbëreshe, interpreton Ermiona Lekbello.
I ftuari i mbrëmjes së sotme është një personalitet i artit dhe një nga themeluesit e shkollës vlonjate. Ai është Skënder Kamberi.
Padoristët e Vlorës performojnë në skenë si të ftuarit specialë të mbrëmjes.
Aurela Gaçe, ndonëse jo prezente në skenën e Maratonës së Këngës, diti të përshëndeste me një këngë të saj posaçërisht në mbëmjen e sotme. Pas saj konkuron Mimoza Ahmeti.
Interpretuesja e rradhës vjen nga qyteti i Vlorës ku dhe promovon albumine e saj e cila është me këngë vlonjate. Ajo është Ludmilla Baballëku.
Interpretuesja e rradhës ka ditur t’a përfaqësojë më së miri qytetin e Vlorës. Me këngën “ Thëllëzat që hedhin valle” këndon Veneranda Billa.
Konkuruesi i fundit i diskofolkut vjen nga Kosova dhe është një këngëtar i njohur i muzikës popullore dhe qytetare kosovare. Nexhmi Mehmeti këndon me këngën “Po të pres tek shatërvani” e orkestruar nga Naim Krasniqi./tvklan.al
Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja