Debati për Median (5 Shkurt 1999)
Vazhdojnë debatet për median e shkruar shqiptare. Sot nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Informacionit dhe Fondacionit Pressnau, është debatuar për problemet e shtypit të pavarur pas viteve ’90. Në këtë debat është përfshirë dhe Ambasadorja Amerikane Mariza Lino, e cila ka kritikuar gazetat për mënyrën e pagesës së gazetarëve.
Problemi kryesor i debatit ka qënë etika e gazetarit, burimi i informacionit dhe liria e fjalës së gazetarit. Pjesëmarrës kanë qënë dhe ministrat Rama e Ulqini. Në takim nuk kanë marrë pjesë asnjë nga botuesit e pronarët e gazetave ndonëse ishin ftuar./tvklan.al
Gazetar: Altin Hazizaj