Mbledhja e Këshillit Bashkiak (5 Shkurt 1999)
Pushtetit Lokal sa vjen e po i hiqen kompetencat nga ai Qëndror. Mbledhja e përmuajshme e Këshillit Bashkiak ka zhvilluar takimin e muajit Dhjetor ku janë thirrur dy komisionet ai i ekonomisë dhe përkrahjes sociale dhe komisioni i financë- buxhetit. Pavarësisht nga këto që ishin në rend dite për t’u diskutuar në Këshillin Bashkiak, ështe hedhur ideja se po hiqen kompetencat që deri tani ka patur Pushteti Lokal dhe i kanë kaluar atij Qëndror, gjë që nga pala e Partisë Demokratike në këtë këshill është parë si marrje kompetencash pë qëllime politike.
Madje janë përmendur dhe rastet si heqja e tre drejtorive të trajtimit të studentëv, sulmi kundër këshillir rregullim territorit ku është hequr e drejta e zgjedhjes së anëtarëve të KRT-së nga Bashkia që më bonë ajo është fituar me vendim gjykate. Më alarmante për ta ishte tendenca e Ministrisë së Punës dhe Transporteve që Ndërmarrja e Gjelbërimit të kalonte në varësi të saj. Ndërsa pala e Partisë Socialiste iu përgjigjet akuzave se të gjitha këto janë bërë pa qëllim dhe se kjo nuk është një tendencë për politizim./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti