Kosova, probleme në Aeroportin e Prishtinës për delegacionin përfaqësues në Rambuje (5 Shkurt 1999)
Takimi në Rambuje që pritej me shumë shpresë nga të gjithë palët që sot ka nisur keq. Agjensitë e huaja kanë njoftuar të parin konflikt mes dy palëve që lidhet me pjesëmarrjen e UÇK-së në këtë mbledhje. Në Aeroportin e Prishtinës përfaqësuesit e krahut më aktiv të shqiptarëve nuk janë lejuar nga autoritetet e Beogradit që të nisin udhëtimin.
Preteksti i palës serbe ka qënë se ata nuk ulen në një tryezë me terroristët. Kjo ka bërë që përfaqësuesit e UÇK-së të mos shkojnë në Aeroportin e Prishtinës pasi nuk kanë qënë të sigurt. Në Aeroport ka qëndruar me orë të tëra një avion francez.
Rexhep Qosja dhe Veton Surroi janë shprehur se nëse nuk lejohen anëtarët e UÇK-së as delegacioni shqiptar nuk do shkojë në Rambuje. Për serbët kryetar delegacioni është zëvëndëskryeministri Rakto Mirkoviç. NATO ka bërë gati 30 mijë trupat e saj paqeruajtëse të cilat do nisen për Kosovë nëse funksionon tryeza e Rambujesë. Ollbrajt ka thënë se Millosheviçi po izolon veten e tij. Ndërsa Hill ka deklaruar se UÇK -j duhet të jetë në tryezën e Rambujesë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori