Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës pritet të hetohet nga SPAK
Zamira Rami akuzohet se shembi ndërtesat pa vendim shpronësimi
Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, e cila ka drejtuar bashkinë e këtij qyteti për katër vite pritet të hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dosja ndaj Ramit, mësohet të ketë mbërritur në SPAK nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës, të cilës kanë shpallur moskompetencë dhe ia kanë referuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme.
Prokurorët e SPAK pritet të vendosin të hënën për fatin e dosjes në ngarkim të ish-numrit një të bashkisë së Gjirokastrës. Zamira Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes, janë prishur disa objekte private.
Sipas tyre, shembja e objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.
Tv Klan