PD Fatos Beja për zgjedhjet lokale – (18 Prill 2000)


PD Fatos Beja për zgjedhjet lokale – (18 Prill 2000)

22:16 18/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Demokratike ka konfirmuar sot pjesmarrjen në diskutimin e project-kodit electoral në komisionet parlamentare. Sipas sekretarit për zgjedhjet në selinë blu, Fatos Beja pavarësisht nga kjo PD nuk heq dorë nga beteja për ndryshimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Fatos Beja:- “Do të sulmojmë përsëri të gjitha ato aspekte të cilat monopolizojnë votën në Shqipëri, të cilat nuk garantojnë një rrotacion të pushtetit mbi bazën e votës ashtu siç funksionon në të gjithë vendet demokratike. Mendojmë sepse nga kjo betejë do të varet edhe ardhmëria e klimës politike në shqipëri. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë faktorët, i barabartë për të gjithë subjektet që do të konkurojnë dhe gjithsecili të marri ato vota që i takojnë nga populli”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego







Të ngjashme