Urat e Ndroqit dhe Romanatit – (19 Prill 2000)


Urat e Ndroqit dhe Romanatit – (19 Prill 2000)

16:36 19/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në fillim të muajit Mars u dëmtua ura e Romanatit dhe një pjesë rruge pranë Ndroqit në rrugën që lidh Tiranën me plepat e Durrësit. Rrugën e Ndroqit e ka gërryer rreth tre metra lumi Erzen. Tani po punohet për të krijuar një bazament betoni mbi 12 m të gjatë dhe 5 m të lartë. Firma ndërtuese thotë se të hënën do të përfundojnë plotësisht punimet.

Ndërsa ura e Romanatit është ndërtuar 65 vjet më parë. Përveç viteve ajo është detyruar të mbaj edhe pësha shumë më të mëdha nga çështë projektuar. Gjithashtu ura nuk është mirëmbajtur gjatë këtyre viteve. Këto ditë lejohen të kalojnë vetëm makinat e vogla deri në përfundmin e punës.

Riparimi dhe forcimi i urës pritet të mbaroj në fund të këtij muaji. Pamja e dikurshme e kësaj ure nuk do të ndryshoj, kjo nënkupton se as nuk do të zgjerohet./tvklan.al






Të ngjashme