Berisha tek memoriali i Hajdarit – (8 Shkurt 1999)


Berisha tek memoriali i Hajdarit – (8 Shkurt 1999)

12:11 08/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pranë Urës së Milotit vendi ku muaj para vrasjes deputeti Azem Hajdari pati incidentin që i kushtoi imunitetin parlamentar, duhet të ngrihet një memorial. Ky ka qenë një ndër propozimet që një grup demokrat nga Kurbini i bënë sot kreut të Partisë Demokratike, Berisha gjatë një takimi. Më pas të gjithë bënë homazhe pranë memorialit ngritur në vendvrasjen e deputetit demokrat. Po sot për ligjin Hajdari, Berisha tha se pavaresisht nga sa është premtuar, ende vrasja e Hajdarit nuk është zbardhur.  

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Në rast se mungon vullneti nuk ka asgjë tjetër perveç dëshirës për të mbuluar krimin e shëmtuar, krimin makabër të këtij shekulli dhe unë shpresoj që palët do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur”.  

Ndërsa përsa i përket çështjes kosovare dhe konferencës së Rambujesë, Berisha nguli këmbë se pavarësisht nga çdo marrëveshje NATO duhet të ndërhyje në Kosovë.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Me akord apo pa akord NATO duhet të hyjë në Kosovë, sepse nuk mund të mbetet iniciativa, nuk mund të festohet 50 vjetori i NATO-s duke patur dy milion europianë në katastrofë duke i lenë iniciativën ushtarake kasapit të Ballkanit”./tvklan.al






Të ngjashme