Legalistët, Murat Basha intervistë (6 Shkurt 1999)
Flet legalisti Murat Basha për armët e Leka Zogut.
“Një grup keqbërësish kanë tentuar të hyjnë në Rezidencë të grabisin a diçka e tillë, rojet e oborrit mbretëror janë përgjigjur me armë, pas kësaj situate ka mbërritur policia, sigurisht që nuk i ka ndaluar dot keqbërësit. Ka kërkuar sqarime rreth përdorimit të armëve që gjenden në oborrin mbretëror. Pasi i janë thënë se këto armë gjenden me leje. Pas kësaj policia ka hyrë dhe ka bërë një kontroll në oborrin mbretëror ku ka gjetur një sasi armësh, të cilat janë që prej vitit 1979 kur mbreti Leka iku nga Spanja bashkë me armët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, të cilat në atë kohë shërbenin për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës. Plus Mbreti Leka ka një koleksion relativisht të madh armësh sepse ai është i apasionuar pas gjuetisë dhe armëve. Ne sigurisht që e dënojmë si një akt të turpshëm aq më tepër kur ky bëhet karshi një personi si Naltmadhnia e tij Leka i Parë i cili është shpresa e vetme e nacionalizmit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike. Kjo është një goditje qe na jepet një dite pas vdekjes së Mbretit Hysein të Jordanisë i cili ka qënë një mbështetës i fuqishëm i popullit shqiptar dhe përkrahës po ashtu i politikës së Mbretit Leka dhe personalisht ndaj Naltmadhnisë së Tij Mbretit Leka. Gjithashtu kjo ndodh dhe në prag të Konferencës së Rambujesë, një dite përpara. Ndoshta është dhe një sinjal që i jepet nacionalizmit shqiptar nga qarqe antishqiptare. “/tvklan.al