Sporti i fluturimit, Alket Islami intervistë (7 Shkurt 1999)
Të fluturosh në hapësirë pa avion, një ëndërr që mund të bëhet realitet mjafton të jesh anëtar i Shoqatës Kombëtare të Aeronatikës Shqiptare. Ky sport ka pesë vjet që aplikohet në Shqipëri. Startimi i këtij sporti në Shqipëri është bërë në vitin 1994 me iniciativën e Alket Islamit, më pas një ndihmë nga Euroklubi Francez dhe ai Italian. Pistat e preferuara të fluturimit janë në Belsh dhe në Llogara. Ekipi shqiptar përgatitet për mitingun ndërkombëtar të fluturimeve, i cili do zhvillohet në pranverë në Korçe. Për këtë sport flet Alket Islami.
Gazetari: Dy fjalë, si të ka ardhur kjo ide, sa kohë keni dhe çfarë qëllimi keni për të ardhmen rreth këtij sporti në Shqipëri?
Alket Islami: Është përhapja dhe masivizimi i sporteve të ajrit në Shqipëri duke filluar me disiplinen e parë më të vështirën dhe më të thjeshtën për t’u kapur fluturimin e lirë që do të thotë fluturimi nga lartësitë e maleve pa motor duke shfrytëzuar ..Në Shqipëri ka që nga 1994 që kemi filluar me nivel shkollash, stërvitje me pasionantë të sporteve të ajrit. Grupi që shikoni këtu është 30, deri tek 30 ka arritur numri. Kam fat që të përgatitem për mitingun internacional të fluturimit që është nivel të kampionatit Europian që do të zhvillohet në Korçë në muajin Qershor në malin e Moravës. Interesi është sidomos tek rinia dhe tek të huajt që janë në Shqipëri. Ne do mundohemi të shtrijmë në gjithë Shqipërinë.
Një italian shprehet: Ky është një sport kurajoz. Në Itali vetëm e kam njohur por pa e praktikuar atë. Në vitin 1997 njoha Alketin dhe më pas ju afrova këtij sporti që ka vlerë pasi ushtrohet në natyrë dhe të miqëson me të tjerët. Është një sport që largon streset, një sport i qetë. Nuk besoja që mund t’a gjeja në Shqipëri këtë sport, me të cilin unë kaloj kohën e lirë.
Një e apasionuar: Unë jam natyrë që më pëlqen shumë natyra dhe sidomos sportet që janë në natyrë. Kjo ishte një ndër qëllimet kryesore ngaqë është sport që ti praktikohesh gjithë kohës në natyrë, prandaj më tërhoqi. Është një harmoni e plotë të fluturosh, të jesh në natyrë është diçka shumë e bukur.
Një pasionant: Në të dyja sportet natyra hyn shumë dhe mund të them që treçereku i kohës kalon në natyrë./tvklan.al