Partizani peticion Ministrisë së Mbrojtjes – (8 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një peticion drejtuar ministrit të Mbrojtjes Hajdaraga, të mos privatizohet nga italianët klubi “Partizani”, por të krijohet një komision për të verifikuar shpenzimet 7 vjeçare të shoqerisë së përbashkët “Apako”, të cilët kanë drejtuar e vazhdojnë të drejtojnë klubin e futbollit Partizani. Të zhvillohet asambleja e klubit dhe të shpëtohet Partizani nga gjendja ku është futur, në veçanti në aspektin financiar. Partizani nuk duhet të dalë në ankand dhe jo të privatizohet.
Këto kanë qenë disa nga pikat e peticionit që kanë bërë në mjediset e Shtëpise Qendrore të Ushtrisë një grup simpatizantësh dhe ish-figura të shquara të klubit. Një tentative kjo për të sensibilizuar dhe shtetin lidhur kjo me këto probleme. Ja çfarë thotë mjeshtri Ndrek Alia, ish-kampion shqiptar i maratonës.
Ndrek Alia:- “Kjo është si rrjedhojë e privatizimit që i është bërë klubit në vitin 1992 duke futur 80% palën italiane dhe 20% palën shqiptare. Këtë çdo njeri i thjeshtë, çdo sportist, çdo trajner e kupton sapo hyn e ven këmbën në territorin e klubit sportiv Partizani”./tvklan.al