Salento, qyteti i kandiduar për çmimin Nobel për Paqen (11 Shkurt 1999)


Salento, qyteti i kandiduar për çmimin Nobel për Paqen (11 Shkurt 1999)

11:53 11/02/1999

Salento është kandidate për të marrë Çmimin Nobel për Paqen pasi është një nga zonat e cila është përballur që në fillim me eksodin shqiptar. Ka qënë kjo zonë e Italisë bregdetare e cila priti dyndjen e parë të klandestinëve me anije, por që më vonë do të përballte furinë e skafeve dhe gomoneve të nisura nga brigjet e Vlorës dhe Durrësit.

Kanë qënë po njerëzit e Salentos të cilët kanë ndihmuar njerëz dhe fëmijë të hedhur nga skafistët në ujin e Adriatikut. Fluksi i emigrantëve nga Shqipëria po fillon të përplaset akoma më shumë në brigjet e saj./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme