Gjoba kush publikon sekretet shtetërore (11 Shkurt 1999)
Gjoba të rënda dhe burg për ata që nxjerrin dhe publikojnë informacione që përbëjnë sekret shtetëror. Parlamenti ka miratuar projektligjin përkatës duke ia lënë sanksionet ligjore Kodit Penal. Para ligjit do të përgjigjen jo vetëm gazetarët dhe botuesit por edhe zyrtarët e shtetit. Bëhet fjalë pr informacione të rezervuara në fushën e Mbrojtjes, Rendit, Ekonomisë të cilat nuk mund të publikohen dhe asgjesohen.
Parlamenti i ka kthyer Qeverisë për herë të dytë projektligjin për transformimin e shoqërive tregtare dhe për kontributin e familjeve të pastreha. Me ndryshimet në Kodin Penal i jepen kompetenca më të gjëra Prokurorit të Përgjithshëm për fuqizimin e vendimeve dhe zgjatjen e afatit të hetimeve. Deputetët e Gjirokastrës kanë njohur Parlamentin me bllokimin e rrugës Kakavijë-Tiranë si pasojë e grevës së shoqërive të autobusëve./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame