Kontrolli i Lartë i Shtetit – (9 Shkurt 1999)


Kontrolli i Lartë i Shtetit – (9 Shkurt 1999)

18:02 09/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në të gjitha ministritë bëhen fallsifikime, vjedhje dhe shpërdorimet e fondeve buxhetore. Ekspertët e ministrisë së Financave janë të korruptuar është shprehur numëri 1 i Kontrollit të Shtetit Mustafa Kërçuku. Sipas tij nuk vilen taksat nacionale dhe lokale. Ndërsa vetëm në Tiranë 1200 subjekte me licensë nuk kanë paraqitur bilancet e të ardhurave.

Kërçuku tha se tenderat organizohen nga komisioni jo kompetent dhe fituesit shpallen para mbarimit të tyre. Gati 60% e mallrave hyn kontrabandë pasi taksa e tvsh 20% është e papërvallueshme tha Kërçuku. Kryekontrollori do të raportoj në parlament dhe do të bëj padi në gjykata./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame







Të ngjashme