Statusi i ushtarakut – (10 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Brenda 15 Shkurtit ushtarakët e liruar presin përgjigje nga qeveria për zhbllokimin e statusit të ushtarakut, në të kundërt ata do të hidhen në grevë. Majko se ka mbajtur premtimin është shprehur para gazetarëve kreu ushtarakëve të liruar Zydi Kroi.
Ushtarakët e liruar kanë fajësuar ministrat Hajdaraga dhe Koçi dhe kanë paditur qeverinë në gjykatë. Ata kërkojnë pension të parakohshëm për burrat që kanë 15 vjet punë dhe për gratë që kanë 12 vjet punë në ushtri.
250 milionë të dhëna nga qeveri është shprehur Kroi nuk dalin për 13 mijë ushtarakët e liruar./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame