Gratë e përndjekura, konferencë për Kosovën (13 Shkurt 1999)


Gratë e përndjekura, konferencë për Kosovën (13 Shkurt 1999)

12:01 13/02/1999

Gratë e përndjekura janë ato që nuk duan më luftë. Shoqata e grave ish të përndjekura politike organizojnë tryezën me temë “Çeshtja Shqiptare, Konferenca e Rambujesë dhe udhëkryqi i kombit shqiptar”. Në formën e një sensibilizimi Mimoza Dajçi iu ka bërë thirrje të gjitha grave të shoqatës dhe atyre jo qeveritare, intelektualëve, politikanëve, që impenjimi i çeshtjes së Kosovës të ndihet vërtet tek të gjithë jo vetëm me peticione.

Gratë e përndjekura ndjejnë përgjegjësi për Kosovën. Madhje e kanë quajtur si populli i vetëm që i ka munguar dashuria e zotit. Nëse shteti ynë do të ishte i fuqishëm, do të kishte mundësi të ndihmonte dhe Kosovën. Gratë duan t’i tregojnë botës se Kosova duhet bërë tamam Kosovë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme