Kongresi Amerikan për Kosovën (13 Shkurt 1999)
Një vit pas bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë kritikë të administratës së Presidentit Klinton, thonë se veprimet e NATO-s kanë çuar në një spastrim të ri etnik në Kosovë dhe ky sipas tyre është spastrimi i serbëve dhe pakicave të tjera nga shqiptarët.
Sipas Xhim Biset, ish ambasador i Kanadasë në Beograd, bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë ishin një llogaritje e gabuar me përmasa historike dhe se përmes këtij veprimi Aleanca e NATO-s braktisi parimet e saj themelore. Jo vetëm që bombardimet ishin të paligjshme dhe kundër çdo parimi të së drejtës kombëtare, por ato ishin dhe në kundërshtim me vetë parimet e NATO-s sepse aleanca nuk do të përdorte kurrë forcën për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare.
Dejvid Bainder, gazetar që ka mbuluar zhvillimet e Ballkanit, thotë se me veprimet e saj NATO dhe Shtetet e Bashkuara krijuan një situatë edhe më të ndërlikuar në Ballkan. Tani thotë ai zyrtarët amerikanë ankohen se trupave të KFOR-it në Kosovë po bëjnë vend numëro.
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Denis Kusiniç, i cili ka qënë vazhdimisht kundër bombardimeve të NATO-s dhe sipas tij në Kosovë kemi të bëjmë me një spastrim të ri etnik me synimin për t’a bërë Kosovën tërësisht shqiptare./tvklan.al
Gazetar : Ilir Ikonomi