Partia Demokratike konferencë shtypi (14 Shkurt 1999)
Demokratët kanë ripërsëritur sot domosdoshmërinë e krijimit të një pakti për Rendin. Vili Minarolli, sekretar për marrëdhëniet publike në Partinë Demokratike, në konferencë për shtyp ka paraqitur situatën e rendit në muajin Janar.
56 të vrarë, 27 të plagosur dhe ngjarje të tjera të rënda, u shpreh ai, tregojnë se Qeveria është e paaftë të vendosë Rendin në Shqipëri.Sipas demokratëve, qëndrimi që po i bën koalicioni i majtë paktit për Rendin, lë të dyshosh që momente të caktuara brenda tij nuk janë të interesuar për vendosjen e Rendit./tvklan.al