Lajme nga bota, Ruzhdi, Libi, dënohen mafiozët, i ftohti (14 Shkurt 1999)
Selman Ruzhdi autori i librit të famshëm “Vargje Satanike” vazhdon të jetë i dënuar me vdekje. Dënimi me vdekje që shpalli Komeni, lideri shpirtëror iranian është ende në fuqi. Ky vendim mund të shfuqizohet vetëm nga Komeni por ai vdiq pak kohë pasi dha verdiktin.Britania e Madhe i ka kërkuar Iranit që të heqë dënimin me vdekje kundër Ruzhdi, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
Arrihet një marrëveshje midis Libisë dhe Kombeve të Bashkuara për fatin e terroristëve të avionit të shoqërisë amerikane Panam që shpërtheu mbi Skocinë. Nëse marrëveshja nënshkruhet nga lideri libian Gadafi i cili ka rënë dakord pas dy javësh Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të heqë të gjitha sanksionet ndaj Libisë.
Dënohen 7 mafiozët italianë me burgim të përjetshëm. Ky grup kishte vrarë dhe Paulo Borsalinon.
Në Europë vazhdon i ftohti. Në Francë një vendim për të mbyllur pistat e skive i ka detyruar skiatorët të protestojnë./tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj