Petro Koçi vizitë në Hungari (14 Shkurt 1999)
Para dy ditësh Ministri i Rendit Publik Petro Koçi në një vizitë pune në Hungari nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij Pinter. Për Ministrin Koçi nënshkrimi i kësaj marrëveshje merr një rëndësi të veçantë pasi krimi i organizuar ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe ka një avantazh kundër institucioneve që e luftojnë atë.
Duke parë rritjen e veprimtarisë kriminale, policive të vendeve tona u del për detyrë të perfeksionojnë bashkëpunimin për t’a luftuar atë, ka thënë Koçi. Ministri i Brendshëm Hungarez, Pinter theksoi se Policia Hungareze është e gatshme të ofrojë asistencë profesionale dhe teknike për Policinë Shqiptare.
Sipas Ministrave Koçi dhe Santer si Shqipëria ashtu dhe Hungaria janë vende tranzitore jo vetëm të vlerave pozitive por dhe përsa i përket krimit të organizuar dhe mafias ndërkombëtare, ndaj lufta ndaj mafias e krimit duhet të jetë e përbashkët./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj