Opinione nga politikanët për Shën Valentinin (14 Shkurt 1999)
Opinione për festën e Shën Valentinit nga Fatmir Mediu, Monika Kryemadhi, Albert Brojka, Albina Karamitro, Dhori Kule.
Fatmir Mediu: Dhurata natyrisht është për bashkëshorten dhe jo për televizionin tuaj dhe përse i përket se ku do ta kaloj shpresoj të gjejmë një ambient të këndshem për t’u ndjerë më të rinj se ç’jemi realisht. Grave politikane i uroj që ta kenë kohën më të zënë se burrat kur merren me politikë dhe t’i kërkojnë burrat për Shën Valentin dhe jo si ç’ndodh normalisht që gratë kërkojnë burrat kur janë në politikë.
Monika Kryemadhi: Ditën e Shën Valentinit unë do ta kaloj me vajzën time.
Gazetari: A është ndopak xheloz Zëvëndëskryeministri Ilir Meta?
Monika Kryemadhi: Për çfarë?
Gazetari: Për prezencën tuaj në një forum ku më shumë ishin burra?
Monika Kryemadhi: Nuk ma ka shfaqur një gjë të tillë akoma.
Dhurata është private prandaj quhet dhuratë, ndërsa për t’i uruar jo vetëm Ilirit por gjithë shqiptarëve i uroj ditë të mira.
Albert Brojka: Unë do t’ia kaloj me shokët e universitetit dhe me gratë
sëbashku, ndërsa dhuratën s’e kam menduar akoma do t’a mendoj.
Albina Karamitro: Urimi së pari është dashuria e njeriut për njeriun dhe pastaj midis çifteve uroj që të jetë e tillë dhe në paq.
Dhori Kule: Meqë sot është dita Shën Valentinit i uroj të gjithëve që këto mesazhe të kësaj dite të jenë për kohë të gjatë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame