Vrasja tek “Mine Peza” – (16 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Humb jetën pas një atentati. 30-vjeçari Mirel Lika ka mbetur i vdekur pas një breshërie të gjatë kallashnikovi, vetëm pak metra komisariatit 3. Lika është qëlluar sot pas orës 12 ndërsa po diltë nga një lokal në rrugën “Mine Peza”. Persona të panjohur kanë pritur që Lika kanë dalë nga lokali dhe kanë qëlluar duke e vrarë atë në vend.
Shpejtësia e madhe e kryerjes së atentatit dhe më pas largimi i atentatorëve nuk ka bërë të mundur qoftë dhe identifikimin e tyre nga kalimtarët e rastit. Përveçse kanë goditur mbi trupin e 30-vjeçarit plumbat e kallashit kanë shpuar dhe xhamat e lokalit, pas të cilave për fat nuk ka pasur klient të tjerë.
Viktima Mirel Lika kishte vetëm pak kohë që ishte shpërngulur nga Mirdita për tu vndosur në periferinë e kryeqytetit. Ai punonte tek “Zogu i Zi”. Sipas shokëve të punës Mireli kishte një hasmëri të vjetër. Hasmëri e cila e detyroi atë të linte vendlindjen dhe të vinte në Tiranë. Gjakmarrja ka arritur ta shndërroj atë në viktimin e radhës edhe këtu./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj