Oçalan në Turqi – (16 Shkurt 1999)


Oçalan në Turqi – (16 Shkurt 1999)

23:10 16/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kalvari i endjes së liderit kurd Abdulla Oçalan tashmë ka mbaruar. Oçalan tashmë është në Turqi. Ka qenë shërbimi sekret turk i cili e ka kapur Oçalan në Kenia në orën 3 të mëngjesit të sotëm në momentin që ai po largohej nga ambasada greke e Narobit, e cila i ka thënë jo azilit politik të kërkuar nga lideri i kurdëve.

Ka qenë kryeministri turk Bulent Eçevit i cili zyrarisht ka shpallur sot kapjen e Oçalan nga autoritetet turke, pork jo ka sjellë reagime të kurdëve në gjithë europën dhe botën. Të ashpra kanë qenë protestat dhe sollën pushtimin e 10 ambasadave greke në kryeqytetet europiane.

Në Vjenë janë marrë peng ambasadori dhe gruaja e tij. Ministri i Jashtëm grek Teodoros Pangalos, ka deklaruar sot se nuk ka qenë ambasada greke në Kenia ajo që e ka dorëzuar Oçalan në duart e shërbimeve sekrete turke./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme