Petro Koçi intervistë për “Paktin për Rendin” (17 Shkurt 1999)
Kreu i Rendi Koçi ka rikujtuar ditët e zakonshme të punës në Partinë Socialiste dhe është prononcuar për gazetarët.
Gazetarja: Partia Demokratike ju ka cilësuar ju si penguesin kryesor për Paktin për Rendin, cili është komenti juaj:
Petro Koçi: Kjo është njëlloj sikur të më rrisësh vlerat dhe aksionet në tregun politik. Nuk besoj se funksioni im ka të bëje me një pengesë, por ka të bëje me një pozicion të qartë politik në të cilin unë nuk jam i vetmi dhe për këtë jam i kënaqur. Berisha përshembull kur ka luftuar për të aprovuar Kushtetutën e vitit 1994, projektin e ’94-ës ka përdorur si argument edhe lidhjen e shqiptarëve me Kanunin dhe ai ka qënë një nga ata që e ka promovuar këtë lidhje të mëtejshme. Në këtë kuptim dua të them që subjektet politike duhet të jenë gjithnjë më të përgjegjshme për t’i shmangur fenomenet negative sociale në Shqipëri dhe jo për t’i ngjizur ato më tej.
Ministri Koçi për trafikun klandestin ka akuzuar të djathtën e dy brigjeve shqiptare dhe italiane.
“Këtë çeshtje e kanë interferuar interesat mafioze në të dyja vendet dhe fatkeqësisht e djathta përkatëse në të dyja vendet ka një lloj lidhje tradicionale por besoj dhe të re sepse skafet padashur u lidhën dhe me propozimin për Paktin për Rendin.”/tvklan.al