Klandestinët kosovarë nisen sërish drejt brigjeve të Italisë (17 Shkurt 1999)
Megjithëse tratativat diplomatike të Rambujes kanë thuajse dy javë që kanë nisur, viktimat e terrorit serb ende vazhdojnë. Klandestinët kosovarë ende synojnë brigjet italiane për të shpëtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Por Adriatiku është mësur të rrëmbejë jetë në brigjet tona.
Një fëmijë 28 ditësh vdiq ndërsa policia kufitare italiane po e transportonte atë nga plazhi në Alimini ku kishte zbarkuar gjatë natës me një gomone nëna e tij sëbashku me 26 klandestinë të tjerë.
Drejtuesi shqiptar i gomones u arrestua nga Policia Italiane. Një grup tjetër me 15 kosovarë u kap në bregdetin e Pulias, gjithashtu u kap dhe gomonia që i solli ata, megjithëse drejtuesi i saj i shpëtoi Policisë. Pra ka rinisur sërish fluksi i klandestinëve kosovarë drejt brigjeve italiane./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori