PD konferencë shtypi – (19 Shkurt 1999)


PD konferencë shtypi – (19 Shkurt 1999)

14:09 19/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shqiptarëve në Rambuje po u kërkohet të firmosin fatkeqësinë e tyre të madhe. Ka qenë kjo deklarata më e fundit e liderit demokrat Berisha. Në konferencën e sotme për shtyp demokratët ju kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve e forcave politike të jenë më të bashkuar në përballje me lojën e fuqive të mëdha.

Berisha ka vlerësuar sot unifikimin e politikës shqiptare për Kosovën e pavarur. Kostatoj theksoi Berisha një progres të qëndrimeve midis qeverisë dhe opozitës, pasi është e rëndësishme që për çështjen kombëtare të ketë qëndrime të njëjta. Kjo është vlerësuar nga demokratët si një arritje e politikës shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme