Çeshtja Oçalan (17 Shkurt 1999)
Tre kurdë janë vrarë sot në tentativë për të hyrë në Ambasadën Izraelite në Berlin. Thuajse janë liruar te 10 Ambasadat Greke por dhe disa Kenianë nëpër Evropë të cilat u bastisën në shenjë proteste ndaj arrestit të liderit të kurdëve. Janë liruar dhe pengjet ndaj të cilëve nuk ishte ushtruar dhunë.
Dhe në Turqi janë ndjerë protestat kurde. Disa prej besnikëve të Ocalan janë vetëdjegur në shenjë proteste. Kryeministri turk Ecevit është përgjigjur prerë, kush nuk ka dashur të gjykojë Ocalan mos të presë që t’i marrim leksione. Kryeministri Grek dje ka shkarkuar nga përgjegjësia Ambasadën e tij në Kenia për kapjen e liderit kurd. Avokatët e Ocalan akoma nuk janë lejuar të shkojnë në Turqi./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori