Masa sigurie në Ambasada (17 Shkurt 1999)
Blindohen Ambasadat e huaja në Shqipëri. Frika e ndonjë revolte të elementeve proislamiste pas arrestimit të liderit kurd Ocalan, ka vënë në alarm Policinë Shqiptare, e cila përveç Ambasadës Amerikane, ka shtuar masat e sigurisë dhe për ambasadat e tjera të huaja. Një blind dhe shumë forca të tjera speciale janë vendosur sot para mureve të ambasadave. Të frikësuar se mos revolta që shkatërruar ambasadat në Gjermani, Ambasada Turke i ka kërkuar ministrit Koçi më shumë siguri.
Para mureve të Ambasadës Turke është vendosur një blind dhe shumë forca speciale si dhe ushtarë turq brenda Ambasadës. Masat e sigurisë dhe numri i policëve që patrollojnë janë shtuar dhe në bllokun e Ambasadave. Ambasadat Greke dhe Gjermane kanë shtuar masat mbrojtëse, policë shqiptarë jashtë kangjellave dhe ushtarët e tyre brenda territorit./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj