Jozefina Topalli intervistë (18 Shkurt 1999)
Intervistë me Jozefina Topallin.
Jozefina Topalli: “Unë mendoj se rruga dhe justifikimet për të kaluar përgjegjësinë për mosvendosjen e rendit në Shqipëri dhe në luftë kundër trafiqeve, opozitës dhe forcave politike italiane nuk është as ndonjë gjetje, po përkundrazi është një deklaratë arrogante dhe e papërgjegjshme. Unë mendoj që t’i përgjigjesh akuzës me kundërakuza nuk është një argument. Pastaj propozimi i Paktit për Rendin ka lindur dhe është krijuar pikërisht nga mungesa e Rendit. Sikur të mos ishte rendi nuk do të kishte aspak për Rendin asnjë propozim të tille. Pastaj unë dëshiroj t’i kujtoj Ministrit Koçi i cili është përgjegjësi dhe është titullari për vendosjen e Rendit në Shqipëri, se Italia dhe forcat politike në Itali kanë adaptuar ndaj emigrantëve në Itali shqiptarë në Itali një politikë shumë njerëzore.“/tvklan.al