Bashkia e Tiranës mbledhje – (19 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mbledhja e përmuajshme e Këshillit Bashkiak ka diskutuar mbi buxhetin e dhënë nga qeveria për vitin 1999. Bashkia është e pakënaqur nga ky fond, buxheti i sivjetem i të cilit është me i vogël se ai i vjetshmi. Nga pala e PD është pyetur se a është llogaritur ky fond sipas banorëve? Por nga ana e PS nuk është dhënë asnjë përgjigje, anëtar dhe pjestar të këshillit bashkiak. Pra qyteti është në rritje dhe buxheti është në rënie.
Sipas krerëve të Bashkisë 60% e buxhetit nuk janë fare në bashki. Ai shkon në Drejtorinë Arsimore që nuk varet nga bashkia. Me propozim të kryetarit të Këshillit Bashkiak është vendosur shpallja “Qytetar Nderi” i shkrimtarit Ismail Kadare, si krijuesi i letrave shqipe.
Një tjetër vendim i këshillit bashkiak ishte dhe vendosja e një pllake përkujtimore të aktit të parë terrorist me motivacionin “Pro jetes dhe Jo terrorizmit” tek ish-supermarketi VEFA./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti