Hollandezët ndihmojnë pesënjakët – (19 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Familja nga Peqini që u bë e njohur në Shqipëri vetëm nga lindja e 5-njakëve tani njihet edhe nga të huajt. Fondacioni hollandez është ai që ndihmoi këtë familje nga Peqini të jetoj në Tiranë, sëbashku me 5 fëmijët e tyre. Asnjë nga dy prindërit nuk shpresonte se për 5-njakët e tyre do të bëhej diçka, pork jo ndodhi jo vetëm shtëpi por dhe një ndihmëse për tu kujdesur për fëmijët e saj.
Fillimisht një shtëpi me qera ku do të strehoen dy prndërit dhe tre fëmijë, pasi dy të tjerët kishin ende nevojë për ndihmë mjeksore. Vajza dhe djali të mbetur atje sot do të kenë mundësi të dalin nga spitali dhe të bashkohen me motrën dhe vëllezrit e tjerë.
Po sot ministri i Shëndetësisë dhe ai i Punës dhe Çështjeve Sociale kanë zbritur në maternitetin nr.2 për të përuruar ndërtime të reja në këtë maternitet, të financuar nga kjo shoqatë hollandeze./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti