Majko për Kosovën – (19 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vetëm një ditë para përfundimit të bisedimeve të Rambujesë, kryeministri Majko ka shprehur pesimizmin e tij për arritjen e një marrveshje. Dështimi i Rambujesë do të sjellë luftë në ballkan theksoi kryeministri Majko, pas një mbledhje urgjente me kolegjumin e ministrisë së Jashtme.
Qeveria shqiptare u shpreh Majko mbështet të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje në bazë të rezolutave të parlamentit shqiptar. Nëse do të ketë një marrëveshje në Rambuje, Majko kërkoi që për garantimin e saj të largohen trupat serbe nga Kosova për tu zëvendësuar me ato të Natos./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame