Përmbledhja e javës – (21 Shkurt 1999)


Përmbledhja e javës – (21 Shkurt 1999)

18:33 21/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vrasje makabre, arrestime plot bujë ishin karakteristikë e javës që po mbyllet. E hëna ka filluar për policinë e kryeqytetit me zbulimin e kufomës së një të riu nga Sukthi i cili vetëm një ditë më parë ishte marrë peng nga përsona të pa njohur. Por në ditën e varrimit të tij pikësrisht në varrezat e Sukthit një i afër i djalit që vdiq dy ditë pasi kishte ardhur nga Italia, vret një përson nga Gramshi i cili dyshohet se ka pasur gisht në rrëmbimin dh më pas vrasjen e të riut në kthesat e Krrabës.

Një tjetër vrasje tashme në mes të Tiranës, një ditë më pas. I riu nga Mirdita Mirel Lika u bë viktimë e një atentati ndërsa po dilte nga një lokal vetëm pak metra larg komisariatit nr.3. Autori i vrasjes një ish-mik i tij i cili i shpëton policisë.

Një ditë më vonë po në rrugën “Mine Peza” një tjetër vrasje. Pas një grindje me banorët e zonës vritet nga përsona akoma të panjohur vritet 43-vjeçari Agim Bedaj, pronar i një firme ndërtimi.

Me mjaft bujë u shoqërua arrestimi dhe lënia në burg i dy islamistëve që dyshoheshin për terrorrizëm dhe komplot ndaj ambasadës amerikane. Dy islamistët u shoqëruan për në burgun 313 ku presin dhe procesin.

Por ngjarja më e dhimshme dhe prekëse ishte vrasja e studentes Kozeta Hyseni e cila është dhe masakruar nga vrasësit e saj. Pistat e ndryshme të hetimit kanë angazhuar dhe vetë kryepolicin e Tiranës Havarin, të merret me zbardhjen e kësaj vrasje.

Ndërsa dje diku në periferi të Tiranës është vetëvrar një 60-vjeçare e cila ka zgjedhur një mënyrë të tmerrshme të vdekjes, duke u vetëdjegur. Sipas dhe vetë drejtuesve të policisë së kryeqytetit java që po mbyllet ishte dhe më e përgjakshmja e këtij viti./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme