Borrell: Shpresoj që dialogu të nisë pas krijimit të qeverisë së Kosovës
Vuçiç: Kushti për bisedime, heqja e taksës
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, gjatë vizitës së tij në Serbi, ka thënë se shpreson që pas formimit të qeverisë në Kosovë, do të rifillojë dialogu.
BE-ja duhet të angazhohet më fuqishëm për këtë dhe është e gatshme të lehtësojë bisedimet. Për këtë Borrell do të emërojë edhe një emisar që ta ndihmojë me dialogun.
Ka thënë se me SHBA nuk ka dallime, por gjithsesi kjo zgjidhje ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare. BE-ja nuk e përcakton rezultatin, por diçka duhet të ketë në tavolinë.
“Uashingtoni është shumë i fuqishëm, por ata nuk mund t’ia ofrojnë Kosovës një vend në OKB. Ka edhe shtete të tjera në botë dhe jo vetëm evropiane, por edhe vende si Kina, Rusia apo India që kanë fjalën e tyre. Besoj se të gjithë e kuptojnë se pa pajtimin e Këshillit të Sigurimit, Kosova nuk do të jetë një shtet i njohur ndërkombëtarisht”.
Vuçiç ka theksuar Serbia do të marrë pjesë në bisedime, por ka kushtin e tarifës për Kosovën. Ai tha se gati mund të vihej deri tek zgjidhja, por tani është më pesimist.
“Çdo ide për zgjidhje të kompromisit është vrarë. Nuk mund të heqim dorë nga kjo edhe pse gjërat nuk e shoh se si do të dukej ky kompromis, por jemi të gatshëm pas heqjes së taksës të ulemi dhe të flasim për çështje thelbësore në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.
Borrel do të ketë edhe disa takime me Kryeministren dhe opozitën, por larg mediave.
Tv Klan