Sabri Godo për Rambujenë – (22 Shkurt 1999)


Sabri Godo për Rambujenë – (22 Shkurt 1999)

22:59 22/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sabri Godo:- “Është bërë një ftesë për të qenë i pranishëm pala shqiptare në eventualitetin që nesër mund të shkruhet një marrëveshje. Lajmet e fundit duket se janë positive”.

Gazetarja:- Jeni për nënshkrimin e marrëveshjes nga pala shqiptare?

Sabri Godo:- “Natyrisht nëqoftëse kjo marrëveshje mbron të drejtat e domosdoshme të kosovarëve nga të cilat ata nuk mund të heqin dorë. Ne jemi për të mbështetur atë që do të nënshkruajnë përfaqësuesit kosovarë atje. Ajo që duhet të bëjë qveria shqiptare është të mbështesë këtë delegacion”.

Gazetarja:- Ky është edhe misioni i delegacionit nga shqipëria atje?

Sabri Godo:- “Nuk e di se cilat takime do të bëhen sot në Rambuje, nuk jam i qartë akoma, ndoshta do të asistojmë nesër në nënshkrimin e marrëveshjes”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego







Të ngjashme