Rambuje, shtyhet konferenca – (22 Shkurt 1999)


Rambuje, shtyhet konferenca – (22 Shkurt 1999)

23:39 22/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot ka qenë e djela e tretë që si grupi serb ashtu dhe ai shqiptar e kanë kaluar në vilën historike të Rambujesë. Megjithatë sot nga Rambujeja nuk ka ardhur ndonjë zhvillim konkret. Në konferencën e mbrëmshme për shtyp Vedrin, Kuk dhe Ollbrajt kanë pohuar shtyrjen e konferencës dhe se s’ka nënshkrim të marrëveshjes pa anekset ushtarake.

Presidenti serb Milutinoviç ka deklaruar se duhet një shtyrje dhe më e madhe e bisedimeve, pasi pala serbe është dakort të nënshkruaj anën politike të marrëveshjes e cila do të thotë për serbët nënshkrim i paqes. Shqiptarët nga ana e tyre nuk pranojnë të nënshkruajn pa u saktësuar çështja e referendumit për pavarësi.

Ministri i Jashtëm gjerman Fisher pas mbledhjes së grupit të kontaktit, ka deklaruar se Beogradi s’duhet të refuzoj më, paqa nuk ekziston vetëm në letër. Ndërkaq sipas burimeve britanike nëse marrëveshja nuk nënshkruhet nga shqiptarët atëhere Nato nuk do të ndërhyj në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme