OBSH: Vendet të përgatiten për koronavirusin dhe të jënë të gatshme për kontroll të brendshëm


OBSH: Vendet të përgatiten për koronavirusin dhe të jënë të gatshme për kontroll të brendshëm

12:19 01/02/2020

“Vendet duhet të përgatiten për të identifikuar rastet me koronavirus  sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jenë të gatshme për kontroll të brendshëm të epidemisë, nëse kjo ndodh”.

 Ky është apeli i  bërë nga përfaqësuesi i OBSH-së në Pekin, Gauden Galea, në një intervistë për Associated Press.

Shpërthimi i epidemisë po shtohet, ndërsa numri viktimave ka shkuar në 259 ndërsa më shumë  11 mijë janë infektuar.

Kryeministri kinez Li Keqiang i ka kërkuar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të ndihmojë Pekinin në nevojën e saj urgjente për furnizime mjekësore nga vendet anëtare të BE-së. /tvklan.al






Të ngjashme