Teatrit Kombëtar, baleti Karmen, Preç Zogaj – (22 Shkurt 1999)


Teatrit Kombëtar, baleti Karmen, Preç Zogaj – (22 Shkurt 1999)

15:16 22/02/1999

Arkiva lajme – Tv Klan 1999

Sot në mbrëmbje u hap sipari i Teatrit Kombëtar që ishte mbyllur prej mëse 6 muajsh. Shfaqja e vënë në sken është “Muzeu” i Kasëm Trebeshinës me regji të Gëzim Kames. Aktorët më të njohur të skenës së teatrit si Robert Ndrnika, Yllka Mujo, Agim Qirjaqi, për më se një orë kanë luajtur në komedinë e zezë të Trebeshinës. Muzeu është një takim i njerëzve të ndryshëm por që bashohen në të njëjtën kohë për të qenë sarkastike kndër sistemeve diktatoriale.

Po sot në orën në orën 6 pasditë në TOB, u shfaq baleti “Carmen” i Bizesë. Salla e mbushur plot me spektator ka treguar interesin e lartë për të gjithë të ftuarit, që vinin nga Ajxerbaxhani, Shkupi, shkolla koreografike e Tiranës. Që të gjithë balerinët kanë qenë shqiptarë por me eksperienca të vendeve dhe baleteve të ndryshme. “Carmen” është interpretuar nga Brunilda Kosova dhe Hose nga Gentian Doda. Koreografia e baletit ka qenë e të njohurit Pëllumb Agalliu dhe drejtor artistik Arian Sukniqi.

Shkrimtari dhe politikani i njohur Preç Zogaj sot në mbrëmje në mjediset e hotel Tirana, ka promovuar tre libra të rinj. “Vera e Përjethme”, “Lufta jo civile” dhe “Rënia e zgjedhjeve”. Zogaj sot në mbrëmje ka patur kënaqësinë për të marrë urimet e shumë miqëve e politikanëve shqiptar të pranishëm në këtë promovim./tvklan.al






Të ngjashme