Tirana përshëndet për marrëveshjen LVV-LDK
Reagojnë Meta, Rama dhe Basha
Arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re të Kosovës e përshëndeti edhe politika e Tiranës. Presidenti Meta u shpreh se një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.
Suksese koalicionit Vetëvendosje-LDK në formimin e qeverisë së re dhe qeverisjen e Kosovës”, shkroi në Twitter edhe kryeministri Rama duke uruar për pasjen e një bashkëpunimi sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit.
“Pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”,shkroi Rama.
Një reagim bëri edhe kryetari i Partisë Demokratike, Basha sipas të cilit kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës.
Tv Klan