Gramoz Ruçi – (23 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gramoz Ruçi:- “Kryetarët e rretheve kanë një vit dhe mandate i tyre është dy vjeçar. Kështuqë sipas statutit që ka kjo parti ata vitin tjetër iu nënshtrohen votëbesimit në konferencat e rretheve. Nëse delegatët e konferencës e quajnë të domosdoshme që duhet të ndryshoj kryetarin, 1/3 e anëtarëve të tyre delegatë kërkojnë të ndryshohet kryetari është e drejtë statutore e tyre.
Gazetari:- Do të varet qeverisja e PS nga probleme që mund të hasen në kongres?
Gramoz Ruçi:- “Sigurisht që po dmth qeverisja e PS në fund të fundit është pjesë eskluzive e të gjitha zhvillimeve brenda PS. Nëse një grup parlamentar i PS çahet ajo detyrimisht krijon krizë parlamentare dhe qeveritare”.
Gazetari:- Kryetari i ardhshëm i PS do ketë post në qeveri apo jo?
Gramoz Ruçi:- “Nuk përjashtohet dhe nuk mund të arrijmë në një përfundim që po qe kryetar qeverie s’do jetë kryetar partie. Kjo është më tepër një pyëtje e krijuar nga ju gazetarët, në asnjë vend të botës nuk ekziston një koncept i tillë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame