Kukësi dhe Tirana rivalizojnë për kreun
Partizani rikthehet tek fitorja
Tirana vazhdon të ndjekë Kukësin në renditje me 1 pikë më pak se veriorët. Në “Selman Stërmasi” ndodhi gjithçka në pjesën e parë të takimit. Bardheblutë mundën në “Selman Stërmasi” 2-1 Teutën me gola të Agustin Torassa dhe Michael Ngo’o, që përmbysën golin e Vilës në minutën e 13′. Teuta luajti me 10 lojtarë që prej minutës së 43′.
Partizani fitoi 3-0 ndaj Luftëtarit në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër, e vlefshme për javën e 20 të Superligës. Të kuqtë gjetën golin që në minutën e 3′ me Solomon. Broja dyfishoi në minutën e 18′.
Në pjesën e dytë, Partizani mendoi të administronte rezultatin, por shënoi edhe golin e tretë me Cordeiro. Kjo është fitorja e parë e Partizanit në drejtimin e trajnerit Sormani.
Por është Kukësi ruan kreun e renditjes. Në Vlorë, skuadra e Shpëtim Duros nuk e pati të vështirë, duke fituar 4-1.
Tv Klan