Albina Karamitro – (24 Shkurt 1999)
Arkiva Ljme – Tv Klan 1999
Albina Karamitro:- “Projektligji që po diskutohet për partitë politike është një projektligj që synon së pari rishpërndarjen e të ardhurave në favor të partive të vogla, së dyti ai ndalon aktivitetin ekonomik të partive politike. Duke qenë se kemi një klimë politike ku partitë e mëdha kanë padyshim rolin dominat në vendimarrjet politike kjo është një tendencë që shkon në kah të kundërt me parimet e demokracisë dhe me parimet e tregut. Partia Demokratike shprehet kundër këtij projektligji. Së pari sepse në mënyrë fare fiktive drejtohet kundër partisë demokratike si partia më e madhe e opozitës, pasi partia tjetër e madhe është në pushtet dhe ka të tëra favoret që mund të sjelli një aktivitet i pa sanksionuar në ligj./tvklan.al