Pandeli Majko për Rambujenë – (24 Shkurt 1999)


Pandeli Majko për Rambujenë – (24 Shkurt 1999)

22:24 24/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeministri Majko optimist për arritjen e një marrveshje mes shqiptarëve dhe serbëve për të ardhmen e Kosovës në Rambuje. Një ditë para afatit të fundit për përfundimin e bisedimeve kryeministri Majko ka deklaruar para gazetarëve që marrëveshja politike midis palëve, duhet të garantohet nga prania ushtarake e Natos në Kosovë.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Qeveria shqiptare vlerëson se çdo marrëveshje që mund të arrihet në Rambuje do të ketë një karakter tranzitor prej tre vjetësh për ti lënë hapësirën e duhur, shprehjes së lirë të vullnetit të popullit të Kosovës, në çdo formë të garantuar sipas standarteve ndërkombëtare të vetë faktorit ndërkombëtar që po punon për përgatitjen e kësaj marrëveshje. Nuk bëhet fjalë për presion mbi delegacionin shqiptar por bëhet fjalë për një skenar ogurzi nga pala serbe, për tu bërë bashkëfajtor me shqiptarët për mos nënshkrimin e marrëveshjes”.

Gjendja e rëndë e krijuar në kufijtë tanë verior sipasojë e luftimeve në Kosovë e ka nxitur Majkon të mbledh Komitetin Ndërministror të Politikave të sigurimit kombëtar./tvklan.al   

Gazetar – Vladimir Lame







Të ngjashme