Lajme nga bota, orteqet, France, vdekja me injeksion, Kinë (25 Shkurt 1999)
Lajme nga bota: Osteri i Austrisë është goditur mbrëmë për herë të dytë nga një ortek. 15 numri i të zhdukurve, 20 viktima dhe një numër i konsiderueshëm të plagosurish. Qeveria ka vendosur të ndërpresë kërkimet dhe të evakuojë të 10 mijë banorët deri të premten.
Edhe Zvicra është përfshirë nga një ortek bore. Në Francë janë gjetur të gjallë tre alpinistët e mbetur të bllokuar për gati 10 ditë. Por dhe Rumania është përfshirë nga stuhitë e borës dhe si pasojë janë bllokuar rrugët kryesore të Veriut e Perëndimit të vendit.
Gjermani Karl Egraund është ekzekutuar në orën 4:00 të mëngjesit me orën amerikane në burgun e Arizonës. Dënimi me gaz që ai kishte zgjedhur nuk përdoret më. Me vendimin e gjykatësve dhe dëshirën e tij është ndërruar me vdekje me injeksion.
61 persona të vdekur mes tyre 7 fëmijë është bilanci i shpërthimit të një avioni të linjës civile ajrore të Kinës. Ende janë enigmatike shkaqet e rrëzimit të avionit./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori