Deputetët socialistë për shkollat e larta (25 Shkurt 1999)
Një pjesë e deputetëve socialistë të mbledhur në grupin parlamentar kanë kërkuar rivlerësimin e gradave shkencore të dhëna këto vitet e fundit. Kjo kërkesë e deputetëve socialistë ka marrë shkas nga paraqitja në Parlament e Projektligjit për arsimin e lartë. Në këtë mbledhje ka patur debate përsa i përket varësisë së shkollave të larta të strukturave të forcave të armatosura dhe fondeve për këto shkolla.
Ky Projektligj garanton autonominë e Universiteteve dhe zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e studentëve, të dekanëve dhe rektorëve çdo tre vjet. Në shkollat e larta publike 10%e nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme do të pranohen duke iu nënshtruar pagesës për vitet e studimeve ndërkohë u hapet rruga krijimit të universiteteve private./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame