Droni “sulmon” qytetaren pas shpërthimit të koronavirusit
Të gjitha provincat në Kinë kanë shpallur emergjencën pasi janë prekur nga koronavirusi. Qytetarët kinezë qëndrojnë më së shumti brenda shtëpive, ndërsa nëpër rrugë lëvizin me maska.
Masat e autoriteteve shëndetësore janë rritur në përpjekje për të izoluar virusin e rrezikshëm dhe të ndalur përhapjen e tij.
Për të këshilluar të gjithë qytetarët që të mos dalin në rrugë pa maska, autoritetet kineze po vëzhgojnë nga ajri të gjithë qytetarët.
Kjo realizohet përmes dronit. Një rast i tillë është publikuar nga mediat botërore, ku shihet një dron që i afrohet gruas së moshuar. Kjo e fundit ka dalë në rrugë pa maskë mbrojtëse, duke rrezikuar të infektohet nga koronavirusi.
Droni, i komanduar në distancë, i afrohet gruas së moshuar dhe i bën thirrje asaj që të vendosë maskën mbrojtëse.
Walking around without a protective face mask? Well, you can't avoid these sharp-tongued drones! Many village and cities in China are using drones equipped with speakers to patrol during the #coronavirus outbreak. pic.twitter.com/ILbLmlkL9R
— Global Times (@globaltimesnews) January 31, 2020
“Nuk duhet të dilni pa maskë”, është thirrja që përsëritet ndaj qytetares. “Shkoni në shtëpi dhe lani duart. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa ti vazhdon të dalësh nëpër rrugë”. Ky ishte mesazhi që thuhej përmes dronit, duke ju drejtuar gruas së moshuar.
Në Twitter është publikuar edhe një video e dytë, ku një dron i afrohet një qytetari që qëndronte brenda makinës së tij, dhe e këshillonte që të mos dilte jashtë në një kohë kur ka shpërthyer epidemia e koronavirusit.
Nga ky virus kanë humbur jetën më shumë se 300 persona, të gjithë në Kinë. Ndërsa në mbarë botën numërohen me mijëra të infektuar, të cilët mbahen të izoluar. Në disa raste, personat e infektuar me koronavirus kanë kaluar gjendjen e rrezikut dhe janë shëruar plotësisht. /tvklan.al